• Pjesa e nënrenditur përcaktore tregon një karakteristikë të një gjymtyre të pjesës kryesore të shprehur me emër, grup emëror ose përemër:
Tirana është qyteti që më pëlqen më shumë në Shqipëri.
• Pra, pjesa e nënrenditur përcaktore kryen po atë funksion që kryen përcaktori në fjalinë e thjeshtë.
• Emri, grupi emëror ose përemri i pjesës kryesore që plotësohet nga pjesa e nënrenditur përcaktore quhet paraprijës.

• Ka dy lloje pjesësh të nënrenditura përcaktore:
• Përcaktore-kufizuese, të cilat nuk mund të hiqen, sepse prishet kuptimi ose ndryshon kuptimi i saj fillestar:
Më pëlqejnë shumë njerëzit që punojnë sistemakisht.
• Përcaktore-shtuese, të cilat shtojnë ose sqarojnë diçka dhe mund t’i heqim pa prishur strukturën gramatikore të fjalisë:
Mali i Korabit, që ngrihet mbi 2000 metra, është maja më e lartë e Shqipërisë.
• Folja, në pjesën e nënrenditur përcaktore mund të jetë në mënyrën dëftore dhe lidhore:
Lexova një libër që flet për historinë e Murit Kinez. Kërkoj një libër që të tregojë historinë e ndërtimit të Murit Kinez.
• Kur paraprijësi është një përemër, pjesa e nënrenditur lidhet me kryesoren vetëm me përemrin lidhor që:
Ai që të thotë gjithmonë të vërtetën, të do të mirën.
• Kur paraprijësi është një përemër dëftor, para pjesës së nënrenditur përcaktore nuk vihet presje:
Ai që po flet me Agronin është mësuesi i Mirës.
• Në raste të rralla pjesa e nënrenditur përcaktore mund të lidhet me paraprijësin edhe me lidhëzat se, që.

loading...
Lexo edhe: