Studenti në shtëpi -Migjeni
Ky tregim ka për temë jetën e një familjeje borgjeze krahinore.
Personazhi kryesor Nushi, një mjek i ri, kur ishte student në një nga vendet e Evropës, ishte betuar se do të jepte një kontribut për veprime ideale.
Por, kur kthehet në shtëpi ndeshet me zakonet patrialkale, si qëndrimi ndaj femrës etj.
Të gjitha këto, i riu i kupton se e pengojnë përparimin e shoqërisë.
I vetmi kontribut që e dha djali ishte për ndalimin e martesës e së motrës me një burrë të pasur, të kaluar në moshë, të shëmtuar.
Duke mos pasur fuqi kundër zakoneve prapanike, intelektuali borgjez, nis e harron parimet e përparimit e të kulturës, për të cilat ëndërronte kur ishte student.
Ai heq dorë nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë.
Ky është «Falimentimi dogmatik-shpirtnuer», si shprehet autori.
Motra e Nushit, Ageja, morri një rrugë të papëlqyer, jo sepse ishte e degjeneruar, po sepse e shtyu rrethi familjar.
Familja pa e pyetur, i dha të burrë vetëm e vetëm sepse ishte e shtresës së vetë, kurse më vonë miratoi heshtazi marrëdhëniet e saj intime me çirakun e të shoqit.
studenti ne shtepi migjeni analiza,analize vepra,migjeni,referat,kritika letrare,analiza letrare,student ne shtepi
loading...
Lexo edhe: