Tema e romanit: Jeta, Dashuria, Vdekja.
Romani Pse është një vepër me shenja autobiografike.
Ai është shkruar në trajtën e ditarit të protagonistit, Gjon Zaverit.
Fundi i tij i prapë është një letër e Zaverit, të cilën e kishte shkruar para se të vdiste.
Kjo letër sqron shumëçka nga domethënia e romanit dhe bota e protagonistit.
Letra shqyrton përfundimisht kuptimin e jetës duke e kaluar në rrafshin mendimtar filozofik dhe në rrafshin praktik.
Tani Zaveri përmbys, kundërshton filozofët e shkrimtarët dhe parapëlqen jetën e thjeshtë të njeriut.Mirëpo, kthim për veten nuk ka.
Letra tash merr kuptimin e testamentit të njeriut, që mendonte filozofikisht për jetën.
Në këtë vështrim të fundit epilogu i romanit:
Bota e Hiçit, prej Hiçit, për Hiçin,
Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit
nuk është përfundim i autorit, por përfundim për jetën shpirtërore e mendore të protagonistit, Zaverit.
Në këtë pikë shfaqet një dallim ndërmjet pikëpamjeve të autprit, që në fillim dukeshin të njejta me personazhin e romanit të tij.
Subjekti i romanit
Gjon Zaveri një fshatar i zgjuar e simpatik mbaron studimet e kthehet në fshatin e lindjes.
Prindërit fanatik, duke u nisur nga zakonet patriarkale të vendit, e fejojnë të birin me Afërditën, bashkëfshataren e tij.
Gjon Zaveri, pas shumë vuajtjesh shpirtërore dhe rropatjesh andej këndej pranon më në fund dhe i nënshtrohet zakonit.
Romani është shkruar në formë ditari dhe kjo mënyrë i përgjigjet karakterit të veprës dhe natyrës së heroit, i cili më shumë mendon e filozofon se sa vepron.
Dhe për fund të kësaj analize mund të themi se në këtë roman të Spasses fryn një erë mbytëse e pesimiste e fortë që arrin gjer në nihilizëm(mohimi i çdo gjëje).Gjon Zaveri është një tip patologjik dhe kjo ia heq menjëherë karakterin e socialitetit, i cili kërkon në konformizëm që hedh në pah cilësinë e njeriut aristotelik.
Shih edhe:
Qytetari, politikani dhe shteti
Afërdita - Sterjo Spasse (Analiza)
romani pse romani pse stereo spase romani nga jeta ne jet pse sterjo spase romani pse, analiza, nga jeta ne jete referat,referat i noveles pse,referat i romanit pse,sterjo spasse pse, romani pse, analize e romanit pse, permbledhje,personazhet e romanit pse,permbajtja e romanit pse, nga jeta ne jete,mendim kritik,mendime kritike,kritika,ese,ese e romanit pse
loading...
Lexo edhe: