Shpell e Dragobisë - Fan S. Noli (elegji për Bajram Currin) Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur’ i lirisë. Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj,- Rrufe-shkab’ e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë. Vendi dridhej, ay mbeti Se s’tronditej nga tërmeti.- Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë. O Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell’ e Dragobisë,- Yll i rall’ i burrërisë. Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,- Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë, As të zëmr’ e Djalërisë. As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh.- Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë, Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë Për çlirimn’ e Shqipërisë Katakomb e Dragobisë. Komenti Poezia “Shpell’ e Dragobisë“ e shkrimtarit të letërsisë shqiptare F.S.Noli është një elegji kushtuar trimit kosovar Bajram
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,