Ky libër është kombinim i meditimit, i mjekimit shpirtëror dhe i pjesëve të zgjedhura nga ligjëratat e mia. Merret me përvojën e përditshme dhe është menduar si udhërrëfyes për ato fusha ku shfaqen shumë probleme. Kur ndihemi si viktimë, ne fillojmë të veçohemi. Ndiejmë dhembje dhe frikë dhe gjithnjë e kërkojmë dikë që të na shpëtojë, dikë që do të punonte për ne. Ne tash kemi mundësi ta zbulojmë aftësinë tonë vetjake që t’i përgjigjemi jetës, kurrsesi si viktima, por në mënyrën që na fuqizon. Sa më shumë që të lidhemi me QENIEN TONË TË BRENDSHME, aq më të lehtë dhe shumë më cilësore do ta kemi jetën. Është një ndjenjë e mrekullueshme, kur të jemi të bindur se nuk do të varemi nga askush, sepse brenda në ne gjendet fuqia e jashtëzakonshme që na e mundëson t’i jetësojmë ndryshimet pozitive në jetën tonë. Kjo ndjenjë na dhuron lehtësi dhe çlirim të plotë. Dikush, ndoshta, do të frikësohet nga liria, sepse ajo do t’i duket si përgjegjësi. Por, përgjegjësia do të
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,