BPrAL “qeap-heimerer”, në bashkëpunim me WBS Expert Solutions nga Gjermania, kanë bërë inaugurimin e Programit Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë, i cili mundëson punësimin e mbi 250 profesionistëve kosovarë të fushës së infermierisë në spitalet gjermane. Mbështetës të programit dhe pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësuesi i WBS Expert Solutions nga Gjermania, Sascha Buchinger, përfaqësues institucionesh vendore, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku e pjesëmarrës tjerë. Përfaqësuesi i WBS Expert Solutions tha se ndihemi shumë të lumtur që kemi filluar bashkëpunimin me qeap-heimerer, dhe ndihemi të lumtur që gjetëm kaq shumë përkrahje si nga politika po ashtu edhe interesim të madh nga studentët dhe profesionistët. “Ne si WBS Expert Solution, në bashkëpunim me qeap-heimerer, do të ofrojmë punë legale dhe profesionale për infermierë nga Kosova në Gjermani”, tha Buchinger.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,