Sipas studimeve, 20 për qind e blerjeve janë të paplanifikuara. Na është bërë e zakonshme të hyjmë në supermarkete pa e vrarë shumë mendjen për arredimin e tyre. Por ajo që ne nuk dimë, është se personat që i menaxhojnë, janë siguruar që të na i bëjnë një labirint të mbushur me kurthe, prej të cilit të mos shpëtojmë pa shpenzuar shuma të konsiderueshme. 1. Përgatitja në hyrje Supermarketet vendosin lule me aroma të ndryshme, produkte bukurie ose seksione bukëpjekjeje dhe ëmbëlsirash në hyrje të tyre. Kjo, sepse ngjyrat dhe aromat i bëjnë konsumatorët të vijnë në gjendje të mirë shpirtërore. Nuhatja e një trëndafili ose e një kroasanti të shijshëm na tërheqin pa masë dhe në një farë mënyre na rehatojnë. 2. Karrocat e mëdha Karrocat që përdoren për të mbajtur ushqimet gjatë bërjes së pazarit po zmadhohen gjithnjë e më shumë, aq sa mund të mbajnë 100 produkte të ndryshme. A e keni pyetur ndonjëherë veten përse? Sepse supermarketi do që ju ta mbushni atë karrocë. Sa herë të sh
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,