Njerëzit, të cilët janë ballafaquar me vdekjen para se të ringjalleshin, po i tregojnë botës se si ndihet njeriu në çastet e fundit të jetës së tij Pa marrë parasysh se a besoni që do të bashkoheni me familjarët tuaj në vendin që quhet parajsë, apo nuk besoni që ju pret ndonjë gjë, pasi që të keni vdekur, ajo që ndodh, pasi që një person të ketë ‘dhënë shpirt’, përbën njërin prej mistereve më të mëdha. Mirëpo tani një grup njerëzish, të cilët kanë përjetuar vdekjen dhe të cilët besojnë që mund të tregojnë se si është të vdesësh, kanë filluar të futen më të madhe në një ueb-sajt të pyetjeve dhe përgjigjeve të njohur si ‘Quora’, ku edhe shpjegojnë se si janë ndier në momentin kritik, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Përvojat e tyre janë nga më të ndryshmet, me disa që kanë ndier një lloj ngazëllimi e me disa të tjerë, të cilët janë dëshpëruar plotësisht, për shkak të mosarritjes së përmbushjes së qëllimeve personale, gjatë kohës kur kanë qenë gjallë.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,